Projekti i gazësjellësit TAP, rriten shanset për Shqipërinë


Rriten shpresat që  projekti i gazsjellësit Trans Adriatik Phipline  që sjell gazin nga Azerbajxhani në Evropë, duke kaluar edhe në territorin shqiptar, të fitojë ndaj projektit rival Nabucco.  Sipas DW  gjithçka do të vendoset në pranverën e vitit të ardhshëm në Azerbajxhan. Do të jetë ky vend super i pasur me burime të gazit që do të zgjedhë se me cilin gazsjellës do të sjellë pasurinë e tij natyrore në Evropë: TAP apo Nabucco.

I pari kalon nga fushat e gazit të Azerbajxhanit, në Gjeorgji, Turqi, Greqi, Shqipëri nga ku përmes tubacioneve nënujore në detin Adriatik mbërin në Jug të Italisë dhe që andej në Evropën Perëndimore. Nabucco kalon nga Azerbajxhani në Turqi, Bullgari, Rumani, Hungari dhe përfundon në Austri. Projekti TAP ka mbështetjen e SHBA kurse Nabucco atë të BE, me argumentin se përveç Turqisë gazsjellësi do të kalojë në vendet anëtare të BE, gjë që garanton siguri.
TAP ka avantazhin e kostos: ndërtimi i tij e ka koston 13 herë më të ulët se Nabuco. Kohët e fundit ky projekt shënoi edhe një avantazh tjetër: Shqipëria, Greqia dhe Italia, tre vendet nga ku do të kalojë gazsjellësi nënshkruan ne Neë York një memorandum mirëkuptimi, që shënon hapin e parë në nivel politik për të vijuar më pas me analiza teknike për krijimin e kornizës së infrastrukturës së re.

“SHBA mbeten mbështetëse të fuqishme të këtij projekti. SHBA e konsiderojnë kalimin e energjisë në itinerarë të tillë, ku përfshihet edhe Shqipëria mjaft të garantuar, duke patur parasysh që Shqipëria është një anëtar i NATO-s dhe ka marrdhënie të shkëlqyera me SHBA, për të cilat rrugët e garantuara të energjisë që shkojnë drejt Evropës përbëjnë një çështje të rëndësishme strategjike” ka thënë ministri i  METE, Edmond haxhinasto per DW.

Idea e projektit TAP e ka origjinën ne vitet  90 bashkë me idenë e Koridorit të tetë, një nismë kjo e ish Presidentit amerikan Bill Clinton. Sipas idesë së tij fillestare ky korridor do të kalonte nga Bullgaria, Maqedonia, dhe Shqipëria, për të kaluar më pas në Bari ose Brindizi, i quajtur ndryshe edhe korridori Lindje – Perëndim.

Përfitimet nga projekti TAP janë të shumta; do të hapen më shumë se 2000 vende të reja pune, marrjen e tarifës se kalimit tranzit të tubacioneve të gazit në teritorin kombëtar dhe mundësinë për të krijuar tregun e brendshëm të gazit që do të thotë blerje gazi për nevojat e konsumatorëve dhe të bizneseve me çmim të ulët.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.