Vlorë, arrestohet për përdhunim 37-vjeçari


Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet për përdhunim. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Dritan Manaj i cili akuzohet se ka rrëmbyer dhe më pas ka përdhunuar nën kërcënimin e armës shtetasen me inicialet A.B.

Sipas policisë ka qënë vetë vajza e cila së bashku me familjarët e saj ka ngritur një padi ndaj 37-vjeçarit Manaj në policisë e qytetit bregdetar.

Sipas vajzës, 37-vjeçari, me anë të mashtrimit e ka rrëmbyer dhe  përdhunuar nën kërcënimin e armës dhe mbajtur jashtë vullnenit të saj për disa ditë me radhë. Vetëm dje ajo ka arritur ti shpëtojë këtij personi dhe është paraqitur në Polici për të dhënë kallzim.

Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së 37-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip automatik mod 56 (kallashnikov) si dhe 97 gr lëndë narkotike e llojit “Cannabis sativa”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Dritan Manaj, me anë të mashtrimit ka arritur të rrëmbejë shtetasen A. B., të cilën e ka çuar në shtëpinë e tij dhe nën kërcënimin e armës e duke i ndërprerë lidhjet me familjarët e saj e ka mbajtur për disa ditë me radhë jashtë vullnetit të saj. Gjatë kësaj kohe ky shtetas nën kërcënimin e armës e ka keqtrajtuar, droguar dhe përdhunuar atë.

Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i tij për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.