Ndërsa në Shqipëri festimet për 100 vjetorin e pavarësisë do të jenë të shumta, edhe shqiptarët e Maqedonisë e kanë nisur muajin nëntor me manifestime të ndryshime për të shënuar këtë jubile të madh.
Ambasada e Shqipërisë në Shkup është mbuluar nga një flamur i madh shqiptar, ndërsa ambasadori Arben Çejku ka paralajmëruar edhe zhvillime të tjera për 28 nëntorin.
“Siç e shikoni kemi vendosur flamurin e Shqipërisë dhe në ditët në vazhdim do të kemi aktivitete të tjera në kuadër edhe të këshillit organizativ por edhe në bashkëpunim edhe me institucione të tjera të shoqërisë civile apo pushtetit lokal. Koalicioni më i dukshëm deri tani është koalicioni i festimeve, kemi një koalicion mbarëshqiptarë në nderim të flamurit dhe nderim të datës së pavarësisë së Shqipërisë, kjo ka krijuar një dimension tjetër për dialog ndër-politik dhe në vazhdimësi sigurisht ne mbështesim gjitha përpjekjet që bëhen për promovimin e vlerave të demokracisë si dhe për mbrojtjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni për avancimin e të drejtave të tyre në rrugë institucionale dhe kjo nuk përjashton asnjë lloj koordinimi, bashkëpunimi, përkundrazi mbështesim çdo lloj bashkëpunimi që është i mundur midis partive politike”, ka theksuar ambasadori i Shqipërisë Arben Çejku
Ndërkohë manifestimi qëndror për pavarësinë e Shqipërisë në Shkup do të mbahet në 25 nëntor ndërsa janë të ftuar kryeministrat e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Share
& Comment
Tweet