Gold Ag dhe Nora Muqaj sjellin duetin e dyte

Quhet “Mendoj”, kënga më e re e cila në mbrëmjen e së mërkurës ka ardhur me një video, e kënduar nga reperi i famshëm shqiptar Gold Ag dhe këngëtarja dhe aktorja Nora Muqaj. Këtë herë dueti duket më i lumtur se kurrë dhe nuk bëjnë sikur aktrojnë, pasi tashmë janë të lidhur.

Videoklipi plot jetë është realizuar nga produksioni “M Production”, ndërsa menjëherë në kanalin Youtube ka marrë shumë pëlqime.

Një histori e bukur dashurie që reflektohet te kjo këngë e ëmbël, ndërsa cifti nu ka dashur të lë anash edhe njërin prej cmimeve që sapo morën si një “Best Couple” dhe që edhe në video shihet një moment i marrë nga spektakli “Zhurma Show Awards 2012”.




Po në duetit tjetër cifti do të jetë i martuar? Ndoshta! Deri sa të vijë kënga tjetër ne kënaqemi me këngët e tyre më të re “Mendoj”

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.