Rikthehet në grevë Gjergj Ndreca, i përndjekuri politikë


Rikthehet në atdhe nga spitali i Greqisë, ku ndodhej për mjekim të specializuar pas djegies me benzinë ish i burgosuri politik Gjergj Ndreca. Në një prononcim për mediat menjëherë pas mbërritjes në Tiranë, Ndreca deklaroi se do ti bashkangjitet grevës politike, ndërsa u shpreh se situata e tij tashmë është më e stabilizuar dhe do të ndiqet nga një mjek privat.


I informuar lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës së Tiranës për shpërndjarje të grevës, ai u shpreh se nuk i njeh vendimet e gjykatës, as gjykatën si institucion, aq më pak qeverinë e vendit. Sipas tij nëse policia do të shpërndajë ish të burgosurit politikë mbrëmjen e sotme, ata do ti kthehen sërish grevës në ditet ne vazhdim.


Ndreca ka heshur poshtë edhe pretendimet e Kryeministrit për përfitim fabrike nga ana e tij, sikundër mohoi se po përdoret nga Partia Socialiste apo cilado qoftë forcë politike. Sipas tij kërkesat e tyre janë ekonomike , duke shtuar se është marrë vetëm një këst nga dëmshpërblimet për këtë shtresë.


Rikthimi i Ndrecës përkon me vendimin e Gjykatës së Tiranës të komunikuar sot, e cila e ka shpallur të paligjshme grevën, ndersa ka kërkuar shpërndarjen e grevistëve brenda mesnatës së sotme.

Nga ana tjetër kordinatori i grevës, Skënder Tufa, paralajmëroi zhvendosjen e grevës së urisë përpara Ambasadës Amerikane.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.